Midis luminizmit dhe romantizmit: mendimi politik i Rilindjes shqiptare
Shpesh prejardhja konceptuale e së ashtuquajturës Rilindje Shqiptare lidhet me ndikimin që patën idetë e Romantizmit perëndimor mbi lëvizjet nacionaliste ballkanike. Në të kundërt, ky studim analizon tiparet kulturore dhe politike të Shqipërisë së asaj kohe dhe sugjeron që kjo fazë e historisë intelektuale shqiptare mund të shpjegohet më mirë me anë të kategorive të Iluminizmit. Ai përqendrohet mbi rolin ideologjik që luante kritika ndaj besimit fetar dhe mbi një projekt kulturor e politik rrënjët e së cilit gjenden në traditën iluministe. Studimi nënvizon që koncepte iluministe të tilla si autokritika racionale dhe teleologjia edukative mund të ndihmojnë për të kuptuar më mirë veçoritë e Rilindjes në krahasim me vendet e tjera ballkanike e për të na dhënë një përshkrim më të saktë të rrethanave të krjimit të shtetit modern shqiptar.
| Item Type | Article |
|---|---|
| Keywords | Albanian Renaissance,Balkans,Enlightenment,Romanticism,religion,education,nationalism |
| Departments | Government |
| Date Deposited | 04 Oct 2011 14:41 |
| URI | https://researchonline.lse.ac.uk/id/eprint/38614 |